Pandemia e COVID-19 ka nxitur një rritje prej 40% të numrit të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë globin, thanë Kombet e Bashkuara të martën, pasi njoftuan për afro 35 miliardë dollarë fonde në ndihmë të atyre që pritet të jenë në nevojë vitin e ardhshëm.
“Nëse të gjithë ata që do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm do të jetonin në një vend, do të ishte kombi i pestë më i madh në botë”, tha ndihmës shefi i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock.
“Pandemia ka bërë kërdi nëpër vendet më të brishta dhe më të prekshme,” shtoi ai.
Kombet e Bashkuara kanë bërë gati 34 plane humanitare që duhet të mbulojnë 56 vende për 2021, duke synuar të ndihmojnë vetëm 160 milion nga shifra që parashikohet të shkojë në 235 milion njerëz më të prekshëm në të gjithë botën që përballen me urinë, konfliktet, ndikimet e ndryshimit të klimës dhe pandemisë së koronavirusit të ri.
“Ne gjithmonë synojmë të arrijmë rreth dy të tretat e atyre që kanë nevojë, sepse të tjerët, për shembull Kryqi i Kuq, do të përpiqen të plotësojnë boshllëkun e mbetur,” tha Lowcock.
Ai tha se këtë vit donatorët dhanë një rekord 17 miliard dollarë për të financuar operacionet humanitare dhe të dhënat treguan se ndihma arriti në masën e 70%-it tek njerëzit në nevojë.
Ndërsa Lowcock vuri në dukje se 35 miliardë dollarë të nevojshëm për vitin 2021 ishin shumë para, ai tha se sërish ajo ishte një shumë “shumë e vogël” në krahasim me atë që vendet e pasura kanë shpenzuar për të mbrojtur qytetarët e tyre gjatë pandemisë.
Kryesor në mesin e shqetësimeve për Lowcock është shmangia e zisë së bukës në vendet përfshirë Jemenin, Afganistanin, Nigerinë verilindore, Sudanin e Jugut, Republikën Demokratike të Kongos dhe Burkina Faso.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje