Lajme

Covid-19 shtyn përgjigjet e lotarisë amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e lotarisë amerikane.

Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj janë shtyrë për në 6 qershor. Pra, aplikuesit do të kontrollojnë nëse kanë fituar më datë 6 qershor 2020.

Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë