Lajme

Covid-19, vetëizolohet në banesën e tij kryeministri Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga sot është vetizoluar në banesën e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kurti thotë se ka vendosur të vetizolohet, pasi ka pasur kontakte me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Europiane, i cili ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitivë në testin për COVID-19.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitivë në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin”, ka njoftuar Kurti përmes rrjetit social “Facebook”.

Kurti thotë se derisa të dalin rezultatet e testimit do të qëndrojë në vetizolim.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe me punonjës të tjerë në MIE e në ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, thotë Kurti.

Por pavarësisht izolimit, Kurti shkruan se do t’i kryejë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë dhe se do t’i marrë vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/868899083609977?__xts__[0]=68.ARAlj4J0R-sJhrlIQ_UZmkTKioR14Vskk_mg1KgK0A6-OO8jAQviG_N5AVGM4idB0kEX3–vGV8n6UsmxxVLQm85GuIHNKqnz45GYGh0rlpNMzk8T_AMPHVnR1z2gQHr7xcNOtvqknIgfGei7ZIAz4RbK8mBRmBvVi-KjnU36gMOJFmtJ4VrFj7eQ2vPNO1ZjHvxDlqFg-joziUVP3FP0zdasXRbdcdfMHnsP5A30URzkRrlYp0k2qMV38YkadyLclotJ5XylEH69VDo7kFg93TC4lM0lRfEMq0O7VvstkZJEobYBp54i6evJaMMoVqa115ziEUTNWmczPkrykg&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë