Testet e udhëtimit ose karantinat nuk duhet të kërkohen më për “njerëzit e vaksinuar plotësisht, që posedojnë dokumente në përputhje me certifikatën digjitale të BE për Covid 19” dhe gjithashtu për ata që janë rikuperuar nga virusi.
Kjo është një nga pikat kryesore të propozimit të Komisionit të Bashkimit Europian në kuadër edhe të shtimit të lëvizjeve për sezonin veror.
Të shëruar dhe teste negative – Në veçanti, ata që janë shëruar duhet të përjashtohen nga veprimi i mëtejshëm nëse kanë një test molekular negativ, i cili është i vlefshëm vetëm për 180 ditë. Të miturit që udhëtojnë me prindër të vaksinuar, përfshirë fëmijët nën moshën 6 vjeç, gjithashtu duhet të përjashtohen nga karantina dhe testimi për të siguruar bashkimin me familjen.
Hipoteza e “ndalimit të emergjencës” – Propozimi përcakton gjithashtu hipotezën e futjes së një “ndalimi të emergjencës” brenda BE-së për t’u përballur me variantet e reja, rivendosjen e masave kufizuese për udhëtime, madje edhe tek njerëzit e vaksinuar dhe të rikuperuar në rast se situata epidemiologjike përkeqësohet shpejt, ose nëse raportohet një prevalencë e lartë e varianteve shqetësuese Covid.
Zonat e gjelbra, portokalli, të kuqe – Për të sqaruar dhe thjeshtuar kërkesat e kërkuara, Komisioni gjithashtu harton një dallim në lidhje me zonat, të cilave u përkasin shtetet e ndryshme anëtare. Pa kufizime për udhëtarët që vijnë nga zona të gjelbërta; mundësia e kërkimit të një testi para nisjes për ata që vijnë nga zonat portokalli; nga ana tjetër, për ata që vijnë nga zonat e kuqe, mund të vendosen periudha karantine, përveç rastit nëse udhëtarët kanë një provë para nisjes, antigjen ose molekular.
Së fundmi, për ata që vijnë nga zonat ‘kuqezi’, udhëtimi jo-thelbësor duhet të dekurajohet fuqimisht dhe detyrimet e provës dhe karantinës do të mbesin. Në fund, për vlefshmërinë e tamponëve, Brukseli propozon një periudhë standarde: 72 orë për teste molekulare dhe nëse pranohet, 48 orë për antigjene të shpejta.
Platforma “gren pass” fillon në 1 qershor – Ndërsa faza eksperimentale për platformën Europiane të “pass Covid” ka mbaruar, të martën në 1 qershor do të nisë çelja zyrtare e kufijve të BE-së, me vendet e para anëtare që do të lidhen.
Megjithatë, disa vende të bllokut, nuk do të nisin menjëherë, ndryshe nga Greqia për shembull, për të lëshuar certifikata digjitale. Mënyra zyrtare e certifikatës Covid, ose kur titulli të njihet dhe do të fillojë të përdoret në të 27 vendet anëtare, do të vazhdojë deri pas përfundimit të procesit legjislativ të BE, i parashikuar në fund të qershorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje