Bota

Covid / Gjysma e Italisë futet në karantinë. Çfarë ndryshon nga sot!

Epidemia e koronavirusit po ecën me ritme të larta, e shtyrë nga variantet e reja dhe për të parandaluar përhapjen, nevojitet një shtrëngim i ri.

Për këtë arsye, nga e hëna, sot më 15 mars, deri të paktën në 28 mars, Italia është ngjyrosur me “të kuqe dhe portokalli” (ngjyrat përcaktojnë kategoritë e riskut).

Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Lombardia, Marche, Piemonte, Pulia, Veneto dhe Provinca Autonome e Trentos, kalojnë përmes zonës “së kuqe”, përveç Campanias dhe Molises.

Të gjitha rajonet e tjera do të jenë “portokalli”.

Përjashtimi i vetëm është Sardenja, e cila mbetet “e bardhë”.

Në zonat “e kuqe”, do të mbyllen të gjitha shkollat, qendrat ditore si dhe dyqanet.

Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi.

Liria e lëvizjes brenda rajonit do të kufizohet rreptësisht.

Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.

Po ashtu, qeveria italiane, ka vendosur të gjithë vendin në “zonë të kuqe” gjatë fundjavës së Pashkëve (3-4-5 prill) për shkak të rritjes së rasteve.

Numri i infeksioneve me koronavirus në Itali është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme.

Të dielën, autoritetet njoftuan për rreth 21.315 raste të reja dhe për 264 vdekje të lidhura me virusin brenda 24 orësh, me një shkallë të pozitivitetit prej 7.78%.

Italia ka 60 milionë banorë dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 100,000 persona të infektuar me Covid 19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë