Bota

Covid, shënohet vdekja e tretë pas vaksinës ‘Moderna’ në Japoni

Një person i tretë vdiq në Japoni pasi mori dozën e dytë të vaksinës anti-Covid ‘Moderna’, që i përkiste sasive të tërhequra nga tregu.

Lajmi u raportua nga Ministria Japoneze e Shëndetësisë, duke shpjeguar se 49-vjeçarit, i cili ishte alergjik ndaj miellit, iu dha doza e dytë më 11 gusht dhe vdiq një ditë më pas.

Një autopsi, shpjegon institucioni, nuk ka gjetur hemorragji cerebrale ose anomali kardiopatike; një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe vdekjes, megjithatë, ende nuk është konstatuar.

Kjo është vdekja e treta brenda një kohe të shkurtër nga efektet e vaksinës ‘Moderna’. Dy burra të tjerë, përkatësisht 30 dhe 38 vjeç, ndërruan jetë pas injektimit të dytë të vaksinës, shkaqet e të cilës janë ende nën hetim.

Në fund të gushtit, qeverisë japoneze iu desh të pezullojë përdorimin e 1.63 milionë dozave të vaksinës ‘Moderna’ të kontaminuar me ‘substanca të huaja’.

“Takeda”, kompania përgjegjëse për shitjen dhe shpërndarjen e vaksinës amerikane në vend, kishte specifikuar se kishte “marrë lajme nga qendra të shumta imunizimi se substanca të huaja ishin gjetur në shishkat e pahapura” nga tre sasi të ndryshme.

Kompania farmaceutike më vonë deklaroi se bëhej fjalë me shumë mundësi për fragmente të çelikut në shishka për shkak të një gabimi në proceset e paketimit.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka përjashtuar marrjen e masave administrative kundër “Takeda”-s, pasi të ketë përfunduar hetimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë