Pas Policisë së Shtetit edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se listat e publikuara sot nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit Memex. Ai shtoi se hetimet po vijojnë bashkë me Microsoft dhe FBI.
“Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit Memex që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë. Sistemet do rikuperohen të gjitha. Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI”, ka deklaruar ministri Çuçi teksa po hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje