Gazeta Si – Pas përfundimit të rezultateve elektronike, KQZ ka shpallur zyrtarisht Partinë Socialiste si fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë.
Në Kamëz rezulton fitues kandidati socialist, njëherësh kryebashkiaku aktual Rakip Suli, i cili do ta drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme.
Në Vorë, fitues rezulton po ashtu kandidati socialist, Blerim Shera. Ndërsa në Elbasan, rikonfirmohet në detyrë Gledian Llatja, i Partisë Socialiste. Në këto bashki si votimi ashtu sikurse edhe numërimi ishte elektronik.

Elbasani
Gledian Iljaz Llatja-Partia Socialiste e Shqipërisë-24823-55.03 %.
Luçiano Dhimitër Boçi-Bashkë Fitojmë-20286-44.97 %.

Vora
Blerim Rustem Shera-Partia Socialiste e Shqipërisë 8125-74.28 %.
Indrit Fatmir Hoxha-Bashkë Fitojmë-2813 25.72 %.

Kamëz
Rakip Bajram Suli-Partia Socialiste e Shqipërisë-23657-60.65 %.
Bilbil Mehdi Bajraktari-Partia Demokratike-1653-4.24 %.
Arjan Xhavit Hoxha-Bashkë Fitojmë-13694-35.11 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje