Gazeta Si-Danimarka është shteti i parë i Bashkimit Europian që nga sot, më 1 shkurt, hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër Covid-19, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron.
Është hequr mbajtja e maskave, certifikata e vaksinës dhe kufizimi i punës së bareve dhe restoranteve.
Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator dhe numër i pakufizuar njerëzish mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.
Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40.000 deri 50.000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.
Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind.
Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.
Sipas një sondazhi të publikuar më 31 janar nga e përditshmja Politiken, 64 për qind e danezëve të anketuar thanë se kanë besim në politikën e Qeverisë lidhur me pandeminë.
Numri i hospitalizimeve është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë. Disa shtete europiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 73 për qind e popullatës në Europë është infektuar me COVID-19 të paktën një herë që prej janarit të vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje