Danimarka ka nisur përdorimin e pasaportës së vaksnimit që do të ndihmojë për të lejuar që bizneset jo-thelbësore të rihapen për klientët. “Coronapas” është i disponueshëm përmes një aplikimi ose në format letre për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, që kanë dalë pozitiv për COVID-19 dy deri në 12 javë më parë ose negativ gjatë 72 orëve të fundit.
Aktualisht, kjo pasaportë lejon njerëzit të hyjnë në biznese të caktuara, duke përfshirë parukierë dhe autoshkollat, me synimin për të rihapur gradualisht ekonominë deri në fund të majit.about:blank
Pritet të rihapen nga 6 maji edhe restorantet, muzetë, teatrot dhe kinematë.
Vendi është planifikuar të rihapet plotësisht në 21 maj, kur qeveria vlerëson se do të ketë vaksinuar njerëz mbi moshën 50-vjeç.
Bizneset që lejojnë klientët të hyjnë pa një “coronapas” të vlefshme do të gjobiten 400 euro dhe deri në 6,000 ero për shkelje të përsëritur.
Ndërsa klientët do të gjobiten 330 euro, ka paralajmëruar Ministria e Drejtësisë.
Vaksinimet në vend janë ngadalësuar javët e fundit, pasi u pezullua përdorimi i injektimit të AstraZeneca-s për shqetësimet në lidhje me ngjarje të rralla, si mpikja e gjakut.
Përdorimi i vaksinës mbetet i pezulluar në pritje të vlerësimeve të mëtejshme të efekteve anësore të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje