Kryesia dosa orëshe e PD-së është shoqëruar më debate dhe propozime kryesisht nga ata që sot mbështesin idenë për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.
Albana Vokshi dhe Edi Paloka kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje; më konkretisht të dyja palët të gjejnë nga një përfaqësues që të verifikojnë firmat, një propozim që Paloka e kishte hedhur me herët për mediat.
“Vendimi që do të marrë Kryesia (për mbajtjen e kuvendit në 18 dhjetor) është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”, është shprehur Vokshi
Ndërsa Flamur Noka është shprehur se vetë kryesia e PD-së është ilegjitime.
“Tashmë janë mbledhur mbi 4200 firma, vullneti politik i Partisë Demokratike. Dhe ky akt nuk e kthen dot njeri mbrapsht. Mbështes propozimin që bëri sot z. Paloka, dhe të arrijmë në një zgjidhje brenda këtij kuadri”, është shprehur anëtari tjetër i kryesisë Aldo Bumçi.
Flamur Noka në anën tjetër ka replikuar me Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën për dyshimet që kanë hedhur se çfarë kërkojnë në procesin e firmave njerëz të tillë si Aqif Rakipi apo Suel Cela.
“Po thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Cela, Rraja, Tom Doshi. Eshtë shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqjen. Se çfarë bëjnë njerëzit në punën e tyre, kjo është pune e tyre”, është shprehur Noka.
“Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Rames dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Celës përvecse të firmosë? Eshtë turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelen se “atij (Celës) ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën“, mësohet të ketë reaguar Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje