Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit.
Anëtarët e Komisionit thanë se nuk do të pranonin prova shtesë, ndërsa më parë janë rrëzuar ankesat edhe për Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës për të njëjtën kërkesë të Partisë Demokratike.
KAS rrëzoi PD-në por pranoi kërkesën e LSI-së për rinumërim të 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit.
PS ra dakord me vendimin e KAS me argumentin se rezultati për Durrësin nuk do të ndryshojë.
Nga ana tjetër LSI-ja pretendon se ka humbur mandatin e saj në Durrës për vetëm 136 vota.
Rinumërimi do të nisë të mërkurën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje