Politike

Debati për inceneratorët, Basha: Rama po bën gjithçka për t’i ikur drejtësisë  

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me debatin në komisionin hetimor për inceneratorët ku deputetja e PS-së, Ermonela Felaj tha se do të ngrinte padi ndaj Jorida Tabakut me argumentin se kjo e fundit nuk ishte e mandatuar nga Komisioni Hetimor për të shkuar në SPAK, dhe se kjo, sipas saj, tregon një formë presioni ndaj organit të akuzës.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar…”, thuhet në reagimin e Bashës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë