Futboll

Debati për më shumë lojtarë në Europian, UEFA po e mendon seriozisht

Ditët e fundit është hapur një debat në lidhje me organikën e skuadrave që marrin pjesë në Kampionatin Europian tw Futbollit, ku trajneri i Italisë, Roberto Manccini, ka propozuar që listat të kenë më shumë futbollistë. Dhe ky propozim jo vetëm që është mbëshetur nga trajnerë të tjerë, por ka bërë edhe UEFA-n të reflektojë.

Në Angli, ku shtypi është pak më i shpejtë se në vendet e tjera, “Daily Telegraph” shkruan se institucioni që drejton futbollin europian po e sheh seriozisht këtë ndryshim të mundshëm. Trajneri i Belgjikës, Martinez, mendon se do ishte mirë që lista të përfshinte 27 lojtarë, nga një më shumë për çdo repart në raport me listën aktuale.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 1 prill 2021

Gereth Southgejt, Andrij Shevçenko dhe Luis Enrike, trajnerë respektivisht të Anglisë, Ukrainës dhe Spanjës, edhe pse nuk kanë dalë hapur publikisht, janë pro shtimit të numrit të lojtarëve në organikë për Europianin e verës. Tani gjithçka është në dorë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në mbledhjen e fundit UEFA ka votuar pro 5 ndërrimeve (6 nëse ndeshja shkon me shtesë) në Europian, “final four” të Ligës së Kombeve dhe në play-out. Po ashtu, është hequr kufizimi deri në masën 30% për tifozët në stadium. Mund të ketë edhe ndryshime stadiumesh për Europianin, nëse ka nga ata impiante që nuk japin garanci për praninë e tifozëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë