Politike

Debati për vettingun, Kim mesazh Ballës dhe Rushajt: Diskutoni dallimet me ndershmëri, ngrihuni mbi partishmërinë

Në një kohë kur ka një debat të hapur se çfarë qëndrimi do të mbajë PD-ja ndaj propozimit zyrtar të PS-së për zgjatjen e afatit të vettingut të KPK deri në fund të vitit 2023, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare PS e PD përkatësisht Taulant Balla dhe Alfred Rushaj.

Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar, por ka shprehur qartë se nisma për vettingun dhe ajo për ndryshimet kushtetuese e propozuar prej saj duhet të trajtohen bashkë.    

Nga ana e saj, ambasadorja amerikane nuk ka përmendur çështje konkrete, por ka kërkuar në parim që palët t’i diskutojnë dallimet mes tyre me ndershmëri dhe të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur         

“Për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, dhe të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë