Lajme

Dëbimi i ambasadorit iranian, MEK: Tirana tregoi guxim!

Dëbimi i Ambasadorit Iranian dhe një tjetër diplomati nga Shqipëria ishte sipas opozitës iraniane të strehuar në vendin tonë një “akt mjaft i guximshëm”.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (MEK), e ka konsideruar dëbimin e diplomatëve si hap të nevojshëm për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe diktaturës fetare që sundon Iranin

“Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori i regjimit në Shqipëri, dhe Mostafa Roudaki, shefi i stacionit të Ministrisë Iraniane u Inteligjencës (MOIS) janë të dy zyrtarë të lartë të MOIS, të cilët u ekspozuan nga Rezistenca Iraniane në vitet 2016 dhe 2017. Mohammadnia ishte përfaqësuesi i MOIS në delegacionin e kryesuar nga Ministri i Jashtëm i regjimit Javad Zarif gjatë bisedimeve bërthamore që çuan në krijimin e paktit bërthamor me Iranin, i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA)”, thekson zonja Rajavi në një deklaratë.

Sipas saj, udhëheqësve që sundojnë Iranin duhet t’u tregohet se “veprimtaritë e tyre terroriste në Europë e në mbarë botën do të kenë pasoja serioze.”

“Tre dekada më parë, Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjithmonë se Ministria e Jashtme e regjimit iranian dhe diplomatët e ambasadat e saj janë pjesë thelbësore e makinerisë së terrorizmit të regjimit. Tre komplote të mëdha terroriste nga mullahët në Shqipëri në mars 2018, në Francë në qershor 2018, dhe në Danimarkë në shtator 2018 kanë qenë të planifikuara nga këto ambasada e diplomatë”, shkruan Rajavi. “Regjimi në Teheran është kumbari dhe epiqendra e terrorizmit nën flamurin e Islamit në botën e sotme. Për këtë arsye, etiketimi i Ministrisë së Inteligjencës si një entitet terrorist dhe përjashtimi i diplomatëve terroristë të mullahëve nga SHBA dhe Europa është i domosdoshëm për sigurinë e këtyre vendeve dhe kërkohet gjithashtu nga populli iranian.”

Letra e saj vjen pas asaj të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për “përpjekjet e saj për t’iu kundërvënë veprimtarive terroriste të Iranit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë