Futboll

Debutim përrallor i Lukakut te Çelsi: Ëndrra ime u bë realitet

Rikthimi i Romelu Lukakut në Premier League nuk ishte aspak zhgënjyes. Ish-sulmuesit të Interit, iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Çelsit në Premier Ligë dhe në derbin e Londrës kundër Arsenalit një ditë më parë (rezultati final 2-0).

Një debutim përrallor, që ka kënaqur belgun, i cili në fushë puthi stemën në fanellë, përplasi dorën në zemër dhe më pas festoi edhe në rrjetet sociale.

“Fitore e madhe sot, ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar. Më në fund mund të them ‘Londra është blu’. Forca Çelsi”, – shkruan në mbishkrimin pranë fotografisë që e portretizon atë pas golit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë