Futboll

Debutimi i Leo Mesit me PSG-në do të ndiqet gratis në Spanjë, falë …Pike

Debutimi i Lionel Mesit me fanellën e PSG-së, i parashikuar për të dielën e 29 gushtit, kundër Reims, në Spanjë mund të shihet gratis në platformën streaming “Twitch”. Kjo bëhet e mundur falë ish-shokut të skuadrës të argjentinasit, Zherard Pike, i cili, me kompaninë e tij “Kosmos”, ka blerë të drejtën e kampionatit francez.

Ndeshja e përmendur më lart do të transmetohet direkt në kanalin “Twitch” të Ibai Llanos, që gjithashtu transmetoi ekskluzivisht intervistën e parë të Mesit pas largimit nga Barcelona. Pike dhe Llanos kanë bërë të njëjtin eksperiment me Kupën e Amerikës, por tashmë e kanë ngritur stekën.

“Kosmos” i është bashkuar “Enjoy Television” për të blerë të drejtat televizive të transmetimit të Ligue 1 dhe Ligue 2 në Spanjë, duke provuar të shfrytëzojë “efektin Mesi”. Në pritje të një akordi me një televizion apo platformë streaming që të transmetojë ndeshjet, Pike ka zgjedhur sërish rrugën e inovacionit.

Nuk janë bërë ende publike shifrat e marrëveshjes, por në të kaluarën “Movistar+” e ka siguruar të drejtën për të transmetuar kampionatin francez për rreth 2.5 milionë euro në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë