Futboll

Debuton trajneri Hansi Flik, tre fytyra të reja te Gjermania

Tre fytyra të reja te Gjermania në grumbullimin e parë nën drejtimin e trajnerit Hansi Flik. Ish-trajneri i Bajernit ka thirrur edhe 5 veteranë, mes të cilëve kapitenin e Borusia Dortmund, Marko Rojs, për tri ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Katarit.

Flik vazhdon kështu rindërtimin e skuadrës që kishte filluar paraardhësi i tij, Joakim Lëv. Për herë të parë janë grumbulluar mesfushori i Hofenheimit, David Raum, mbrojtësi i Frajburgut Niko Shloterbek dhe sulmuesi i Salcburgut, Karim Adejemi. Të tre janë të rinj në moshë, jo më shumë se 23 vjeç. Flik e mori drejtimin e kombëtares gjermane pas Europianit të fundit.

Trajneri i Gjermanise, Hansi Flik. Gazeta Si, 27 gusht 2021

Gjermania do të ndeshet me Lihtejshtejnin të enjten e ardhshme, kur Flik do të debutojë në stolin e “pancerave”, si dhe me Armeninë dhe Islandën.

Ja dhe lista e të grumbulluarve të Flik:
Portierë:
Manuel Nojer (Bajern Mynih), Kevin Trap (Eintraht Frankfurt), Bernd Leno (Arsenal).
Mbrojtës: Ridle Baku (Volfsburg), Robin Gosens (Atalanta), Tilo Kehrer (PSG), Lukas Klosterman (Lajpcig), David Raum (Hofenheim), Antonio Rudiger (Çelsi), Niko Shloterbek (Frajburg), Niklas Shule (Bajern Mynih).


Mesfushorë: Mahmud Dahoud (Borusia Dortmund), Leon Goretzka (Bajern Mynih), Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Leroi Sane (Bajern Mynih), Ilkai Gyndogan (Mançester Siti), Jonas Hofman (Borusia Mënshengladbah), Florian Neuhaus (Borusia Mënshengladbah), Florian Virtz (Bajer Leverkusen).
Sulmues: Karim Adejemi (Salcburg), Marko Rojs (Borusia Dortmund), Serzh Gnabri (Bajern Mynih), Tomas Myler (Bajern Mynih), Jamal Musiala (Bajern Mynih), Kai Havertz (Çelsi), Timo Verner (Çelsi).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë