Politike

Dega e PD-së në Sarandë: Drejtuesit e institucioneve publike të heqin dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë në një deklaratë publike u bën thirrje drejtuesve të institucioneve publike që të heqin dorë nga intimidimi i qytetarëve.

PD ka publikuar edhe disa foto ku pretendon se zyrtarët po u bëjnë presion qytetarëve.

‘Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike. Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia. Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë. Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë. Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj. Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!’, thuhet në deklaratën e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë