Politike

Degët e PD Dibër, Bulqizë dhe Lushnjë, shumica e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

Dega e PD-së në Dibër, ajo e Bulqizës dhe e Lushnjës publikun emrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Dega e PD-së së Dibrës ka 190 delegatë dhe 135 prej tyre thonë se kanë firmosur për 11 Dhjetorin

Dega e PD-së së Bulqizës ka 120 delegatë, kanë firmosur 60 prej tyre, për kuvendin e fundjavës

Edhe dega e PD-së së Lushnjes ka bërë publikë emrat e delegatëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së në Lushnje, nënkryetari Pirro Pano është shprehur se 62 për qind e delegatëve të kësaj dege i janë bashkuar kuvendit të 11 dhjetorit.

Kjo degë ka aktualisht 259 delegatë, 162 prej tyre kanë firmosur për kuvendin e thirrur nga Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë