Politike

Deklarata e Lavrov, Vasili: “Ballkani i Hapur” një strategji ruso-serbe

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me një deklaratë të mbajtur online nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov kur tha se Brukseli nuk e lejoi Rusinë që të shprehte mbështetjen e hapur të nismës serbe për “Ballkanin e Hapur”

“Sot Lavrov nxjerr haptas në shesh që ‘Ballkani i Hapur’ është një strategji ruso-serbe.

Pak javë më parë i kërkova parlamentit shqiptar me amendament daljen e menjëhershme nga ‘Ballkani i Hapur’ si një nismë ruso-Ssrbe dhe anti-euroatlantike. Votimi kundër ishte një votim tradhtarësh.

Ja ku e keni dëshminë tronditëse në fjalët e Lavrov.

Letrat u hapën, Rama është thjesht një shërbëtor i bindur i interesave ruso-serbe”, shkruan Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë