Bota

Delhi i zhytur në smog, alarm për shëndetin e 20 milionë banorëve

Një surprizë e pakëndëshme për gati 20 milionë banorë të Delhit në Indi, të cilët janë zgjuar të zhytur, për herë të parë këtë vit, në një re smogu me ajër të ndotur. Ky fenomen u paralajmërua nga erërat e ditëve të fundit.

Cilësia e ajrit është aq e keqe sa ka ngritur alarmin për shëndetin, pasi e ka kaluar nivelin e përcaktuar si “të fundit” nga Organizata Botërore e Shëndetit, të paktën 15 herë.

Pamje nga Delhi, i zhytur ne smog. Gazeta Si, 5 nentor 2021

Një situatë e tillë përsëritet çdo vit në ajrin e Delhit në fillim të dimrit për një sërë faktorësh, që kanë në bazë të tyre presionin e ulët dhe mungesën e erës për të larguar tymrat që prodhojnë fabrikat, industria dhe trafiku.

Që para pandemisë së Covid-19, shumë banorë të këtij qyteti kanë mbajtur maskë filtruese për t’u mbrojtur nga helmet në ajër.

Gjendja është e destinuar të përkeqësohet ditët e ardhshme, nëse do të festohet festa e dritave në Dehli. Para se administratat e shumë qyteteve më të mëdha ta ndalonin këtë gjë, mijëra fishkezjarre shpërthenin, duke e bërë ajrin të pakonsumueshëm ditët më pas.

Delhi i mbuluar nga smogu. Gazeta Si, 5 nentor 2021

Gopal Rai, ministri i Ambientit, ka bërë një apel: “Le t’i lëmë njerëzit të marrin frymë, vlen jeta e të gjithëve. Diwali është dita e qirinjve me vaj, jo e substancave kimike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë