Vala e nxehtësisë që përvëloi Amerikën veri-perëndimore për dy javë – nga Oregoni në Siatëll – dhe provincat e Kanadasë në bregdetin e Paqësorit, vazhdon të shkaktojë viktima (mbi 200, veçanërisht të moshuarit të kapur nga temperaturat mbi 45 gradë celsius) dhe dëme në fusha të ndryshme.
Ndërkohë, një ditë më parë, në Death Valley, në Kaliforni, termometri shënoi deri në 55 gradë, një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në Tokë.
Ato për shkak të zjarreve, madje edhe nga stuhitë e uraganëve të zjarrit, janë të larta, por nxehtësia anormale po rrezikon gjithashtu bujqësinë, duke kërcënuar prodhimin e pemëve të Krishtlindjeve, madje duke kërkuar transferimin e salmonit në ujëra më të ftohta, sepse ato të lumenjve kanadezë, tani shumë të nxehtë, rrezikojnë t’i vrasin.
Me pak fjalë, katastrofat mjedisore gjithnjë e më të shpeshta po bëhen gjithashtu një problem i madh ekonomik. Kjo vlen si për nxehtësinë, ashtu edhe për të ftohtin. Është përllogaritur që vala e të ftohtit që goditi Teksasin dimrin e kaluar, duke shkaktuar një ndërprerje të zgjatur të energjisë, i kushtoi shtetit të madh jugor 90 miliardë dollarë.
Nuk ka ende vlerësime për kostot e valës së nxehtësisë së verës, por pasojat janë tashmë serioze për prodhimin e grurit dhe për atë të pemishteve, veçanërisht të mollëve, ndërsa pronarët e plantacioneve të bredhit të Krishtlindjeve të Luginës Willamette, Oregon, janë duke menduar se si do të rriten pemët që prej ditësh u është dashur të përballojnë temperaturat që kanë arritur 47 gradë: askush nuk e di, sepse nuk ka asnjë precedent.
Dhe eksodi i salmonit, është gjithashtu i pashembullt. Natyralistët dhe madje edhe mbarështuesit, janë kundër zhvendosjes së peshkut nga mjedisi i tyre natyror, por kur temperatura e ujit të Warm Spring River (Lumit të Ngrohtë) u ngrit mbi një nivel që konsiderohet i rrezikshëm për mbijetesën e tyre, 350,000 salmonë u kapën dhe u zhvendosën më larg në veri, në ujëra më të ftohta në rezervuarë më të mëdhenj.
Sipas një regjistrimi të pasojave klimatike, 22 ngjarje katastrofike u regjistruan vetëm në vitin 2020 – zjarre të mëdha, uragane, raste të thatësirës ekstreme – të cilat, kanë shkaktuar secila dëme për më shumë se një miliard dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje