Bota

Demokratët kërkojnë që Trumpit t’i merren kodet bërthamore

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka biseduar me Shefin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për marrjen e masave paraprake për të siguruar që Presidenti, Donald Trump , të mos mund të provokonte luftime apo urdhëronte sulme në dy javët e fundit në detyrë.

Në emër të demokratëve, ajo ka kërkuar vendosjen e disa masave kufizuese ndaj presidentit. Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar se si mund të parandalohet Trumpi për inicimin e ndonjë sulmi ushtarak ose nëse mund t’i hiqet qasja nga kodet bërthamore apo t’i ndalohet urdhërimi i ndonjë sulmi bërthamor”.

“Situata e këtij presidenti të paqëndrueshëm mendërisht nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i paekuilibruar ndaj vendit tonë dhe demokracisë tonë,” tha Pelosi në një letër drejtuar anëtarëve.

Kujtohet se Nancy Pelosi dje kërkoi largimin e menjëhershëm të Donald Trump nga presidenca përmes ndryshimit të 25-të të Kushtetutës së SHBA, pas hyrjes së mbështetësve të presidentit në largim në Kapitol.

Pelosi kërkoi dje largimin e menjëhershëm të Donald Trump nga presidenca përmes aktivizimit të nenit 25-të të Kushtetutës së SHBA.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka inkurajuar një kryengritje të armatosur kundër Amerikës,” u tha Pelosi gazetarëve, duke shtuar se Trump ishte “shumë i rrezikshëm” dhe nuk duhet të vazhdonte të ishte president.

Ai tha se priste një vendim të shpejtë nga Zëvendës Presidenti Mike Pence nëse do të aktivizonte apo jo nenin e 25-të, ndërsa linte të hapur mundësinë e një procesi të ri për shkarkimin e Trump që synonte përjashtimin e tij. Nëse Pence nuk e bën këtë, Kongresi mund të jetë i gatshëm të vazhdojë me një mocion censure,” shtoi kryetarja demokrat.

Pelosi e quajti presidentin në largim “vrasës” për amerikanët dhe demokracinë amerikane dhe ” për ata që hynë në Kapitol “terroristë”.

Ajo gjithashtu tha që largimi i tij nga presidenca ishte një “nevojë urgjente”, duke akuzuar presidentin republikan dhe mbështetësit e tij për pjesëmarrjen në një “grusht shteti të dështuar”.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha nga ana tjetër se i takon Kongresit amerikan që të vendosë nëse Donald Trumpi duhet të largohet nga Zyra Ovale përmes inicimit të gjykimit.

“Ky është një vendim që i takon Kongresit që ta marrë dhe unë jam i fokusuar në punën time”, tha Biden gjatë një konference për gazetarët nga shteti i tij, Delauer. .

Më herët, demokratja Katherine Clark gjatë një interviste për CNN tha se zyrtarët e lartë demokratë do të takohen të premten për të shqyrtuar mundësitë që ua lejojnë ligjvënësve që të shtyjnë përpara procesin gjyqësor për largimin e Trumpit, proces i njohur me termin “impeachment” më shpejt sesa vitin e kaluar.

“Donald Trump duhet të largohet nga zyra dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në mënyrë që kjo të ndodhë, për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Clark.

Nëse nënpresidenti Mike Pence nuk e aktivizon amendamentin 25 të Kushtetutës, për t’ia marrë kompetencat e presidentit, “ne do të vazhdojmë me impeachment”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë