Futboll

Dëmtim i frikshëm për Manajn, sulmuesi përfundon në spital

Momente frike në stadiumin e Grandës për sulmuesin shqiptar, Rei Manaj, i cili ka marrë një goditje në kokë dhe ka mbetur i shtrirë në tokë. Ishte minuta e 30-të e ndeshjes Granada-Albacete dhe futbollisti kuqezi është transportuar me barrelë drejt autoambulancës, për të shkuar më pas me urgjencë për në spital.

Shtypi spanjoll shkruan se gjatë një dyluftimi për topin, Manaj është goditur nga kundërshtari me shkelm dhe ka pësuar një traumë. Mjekët e Albacetes kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është dashur që lojtari të transportohet për në spital, pasi duhet të bëjë ekzaminimet përkatëse. “Manaj ka pësuar një traumë, pas një goditjeje në kokë dhe duhet të bëjë testet e duhura në spital”, – shkruan në Tuiter klubi i Albacetes.

Nuk ka pasur shumë detaje, por dëmtimi është dukur vërtet i frikshëm për sulmuesin e Kombëtares, që për një moment humbi ndjenjat. Priten vizitat e specializuara që të mësohet masa e dëmtimit për futbollistin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë