Portieri i Lacios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, po kalon një dëmtim që e shqetëson prej kohësh. Në fakt, klubi i tij në Itali e ka përgënjeshtruar këtë lajm, por “Gazzetta dello Sport” bën me dije Strakosha ka pasur një mikrofrakturë prej më shumë se një muaji, duke iu referuar burimeve pranë saj.
Madje, gazeta prestigjioze italiane shkruan se lajmi është konfirmuar edhe nga vetë portieri i Lacios. “Për fat të mirë, Strakosha është në fund të rikuperimit, por nuk mund të zbresë në fushë përpara muajit qershor, gjithmonë nëse kampionati do të vazhdojë. Gjatë karantinës portieri i Kombëtares ka ndjerë dhimbje dhe jo rastësisht ka punuar gjithmonë në palestër, ose ka bërë fizioterapi që kur Formelo, qendra sportive e Lacios, ka hapur dyert”, – shkruhet në artikull mes të tjerash.

Dëmtimi është mbajtur fshehur, gjithmonë duke iu referuar së përditshmes italiane, duke ditur që Strakosha do ta kalonte shpejt atë. Në Itali nuk ka ende një vendim për rifillimin e Serisë A. E vetmja datë që qarkullon është 13 qershori, i kërkuar nga Liga, por qeveria vazhdon të ketë dyshime për futbollin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje