Ka ndodhur

Dëmtohet në Shëngjin makina e anëtares së këshillit bashkiak Shkodër: Akt vandalist

Gazeta Si – Makina e anëtares së këshillit bashkiak në Shkodër Alida Haxhia është dëmtuar gjatë natës nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin pranë një resorti ku makina e saj ka qenë e parkuar.

Përmes një prononcimi për mediet, Haxhiaj e ka konsideruar ngjarjen një akt vandalist, i cili nuk përbën një mesazh të mirë për publikun.

Makinës se mjetit janë thyer xhamat dhe është dëmtuar, ndërsa pronarja e mjetit ka bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Alida Haxhia, thotë se mëngjesin e ditës së kësaj të hëne ka dashur që të niset për në Shkodër nga resorti ku po qëndronte në Shëngjin, por ka vënë re makinën e saj me xhama të thyer.

Haxhia dyshon se kjo ngjarje mund të jetë shkaktuar nga persona të cilët kanë “privatizuar” zonën dhe kanë dashur që t’i japin një mesazh jo vetëm asaj, por edhe kujtdo që ka në mend ta parkojë makinën aty.

Ajo thotë se nuk mendon që kjo ngjarje ka të bëjë me politikën dhe detyrën e saj si anëtare e këshillit bashkiak të Shkodrës.

Haxhia bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes dhe vënies para drejtësisë së personave përgjegjës.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen për të zbuluar autorët. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë