Futboll

Dënim i butë për Grezdën, grushti i kushton 4 ndeshje pezullim

Eros Grezda ka “shpëtuar” me 4 ndeshje pezullim pas incidentit që e vuri atë në qendër të vëmendjes në Kroaci. Ai goditi me grusht një lojtar kundërshtar, konkretisht Çolak të Rijekës, pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Kroacisë, ku Osijeku u mund 3-2 dhe u eliminua nga kompeticioni.

Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk i përmbajti nervat dhe në parkingun jashtë stadiumit sulmoi fizikisht kundërshtarin, por Federata Kroate e Futbollit është treguar e butë në këtë rast. Grezda do t’i mungojë skuadrës së tij vetëm 4 ndeshje, ndërkohë që rreziku ishte për një vendim shumë më të rëndë.

Eros Grezda. Gazeta Si, 4 qershor 2020

“Komisioni i Disiplinës ka vendosur që ta pezullojë 4 ndeshje nga çdo aktivitet Eros Grezdën. Ai dënohet për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak, jashtë stadiumit, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë”, – shkruhet në vendimin Federatës Kroate të Futbollit. Incidenti i Grezdës bëri bujë në Kroaci, duke zënë faqet e para të gazetave dhe portaleve sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë