Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreca shmangu referimin e drejtpërdrejt të dënimit të Saimir Tahirit, por tha në një deklaratë para mediave se vendimet e fundit të gjykatave tregojnë më shumë pavarësi të sistemit të drejtësisë.
“Nuk komentoj për procedura në vijimësi apo për çështje specifike, por mund të them se po të shikohen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për drejtësinë”, deklaroi Ambasadori i BE.
Soreca deklaroi se progresi i deritanishëm sërish është i pamjaftueshëm, por sinjalet janë pozitive. Për të vijuar në këtë drejtim, sipas Ambasadorit të BE-së është i nevojshëm zgjatja e afateve për komisionet e vettingut.
“Qëndrimi i BE është e qartë zbatimi i vettingut është tejet i rëndësishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias, ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen me dy vite dhe është e rëndësishme që të sigurohen të njëjtat standarde për vettingun e gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje