Akademia e gjuhës spanjolle në Uruguai, me një qëndrim zyrtar, ka kritikuar ashpër vendimin e FA-së (Football Association) për skualifikimin e Edinson Kavanit me 3 javë dhe një gjobë prej 100 mijë stërlinash. Dënimi është dhënë, sepse sulmuesi i përgjigjur me një “Gracias negrito!” një mesazhi përgëzimi të një miku në Instagram.
Ajo frazë e futbollistit të Mançester Junajitd është konsideruar e padenjë dhe me përmbajtje raciste nga FA. Nuk ka bërë punë ndjesa e Kavanit, i cili e fshiu postimin. Tani Akademia e Uruguait ka mbajtur qëndrim, duke sqaruar:
“Këtu fjala ‘negro’ (zezak) dhe diminutivi i saj ‘negrito’, ashtu si ‘gordo’ (i shëndoshë) dhe diminutivi ‘gordito’, përdoren gjerësisht në fjalorin e përditshëm si shaka mes miqsh, është një mënyrë afeksioni mes tyre. Në spanjishten që flitet në Uruguai, për shembull, përdoren mes babait dhe djalit. Është normale të dëgjosh fjalë si ‘gordito’, ‘negrito’… Dhe ato jo domosdoshmërisht u referohen personave të shëndoshë apo me lëkurë me ngjyrë”.

Për këtë arsye Akademia e kundërshton me forcë vendimin e dënimit të Kavanit. “Vendim shumë i diskutueshëm, padituri kulturore dhe njohje e pamjaftueshme gjuhësore, – shkruhet në qëndrimin e Akademisë uruguaiane. – FA ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj sportistit, duke treguar injorancë në njohjen e gjuhëve, veçanërisht asaj spanjolle, pa marrë parasysh kontekstin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje