Rend dhe Ligj

Dënohet me 3 vjet burg ekstremisti që ndaloi vajzat të ndjekin shkollën

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite burg Roland Kryemadhin, i cili akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve të tij.

Mësohet se është dënuar me 24 muaj me kusht edhe bashkëshortja e tij, Besarie Kryemadhi.

Roland Kryemadhi u arrestua pak muaj më parë, në një aksion policor në Kamëz, ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi 37-vjeçari doli me armë në tarracë dhe kërcënoi punonjësit e policisë se do t’i vriste.

Roland Kryemadhi nuk i lejonte 3 vajzat e tij të shkonin në shkollë me pretendimin se fëmijët e tij i shkollonte Allahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë