Bota

Dënohet me pushkatim studenti që futi ilegalisht “Squid Game” në Korenë e Veriut

Studenti nga Koreja e Veriut që futi në mënyrë ilegale atje serialin “Squid Game” është dënuar me ekzekutim me pushkatim, një nga metodat se si vriten dhe personazhet në serial.

Byroja e Mbikëqyrjes në Korenë e Veriut e gjeti atë dhe disa studentë të tjerë duke parë serialin që theu rekorde, pasi e kishte marrë ilegalisht nga Kina me USB.

Koreja e Veriut ka një rregull të rreptë për ndalimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend, ndërkohë zyrtarët po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim.

Burimi:Daily Mail/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë