Një gjykatë në Japoni vendosi të dënojë me vdekje një burrë i cili u shpall fajtor për vrasjen e 9 personave të cilët i kontaktonte përmes rrjeteve sociale.
Takahiro Shiraishi, i njohur tashmë me nofkën “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në vitin 2017, pasi pjesë trupash të njerëzve të ndryshëm u gjetën në apartamentin e tij.
Ai u shpall fajtor në muajin tetor për vrasjet, akuza të cilat Shiraishi i pranoi të gjitha si të drejta. Pjesa e madhe e viktimave të tij ishin vajza të reja.
30-vjeçari dyshohet se përdorte Twitter për të joshur vajza me prirje vetëvrasëse për të shkuar në shtëpinë e tij ku iu thoshte se ai mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste premtonte se do të vetëvritej pranë tyre.
Avokati i tij u përpoq të rrëzonte disa nga akuzat duke thënë se viktimat kishin dhënë dakordësinë e tyre për t’u vrarë, por Shiraishi e kundërshtoi atë duke thënë se i kishte vrarë pa marrë miratim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje