Politike

Denoncimet e qytetarëve kundër Kadastrës do t’i trajtojë Ministria e Drejtësisë

Raportet audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si institucionin më problematik sa i takon numrit të shqetësimeve dhe denoncimeve të bëra nga qytetarët.

Nisur nga kjo, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të martë hapjen e një sektori të ri në platformën “Shqipëriaqëduam.al”, ku mund të denoncohen posaçërisht nga qytetarët çdo padrejtësi të kryer nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Sipas Ramës, dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë njoftimit të kësaj nisme, Rama premton se brenda këtij mandati do të zgjidhet problemi i inventarizimit të pronave përmes revolucionit digjital.

“Revolucioni digjital brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë