Gazeta Si – “Dy milionë ukrainas janë çuar në Rusi. Ata janë intimiduar, ndërsa dokumentet u janë marrë”. Denoncimi vjen nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Me këto fjalë ai u është drejtuar pjesëmarrësve në konferencën “Asian Leadership”, që po zhvillohet aktualisht në Seul.

Lideri ukrainas ka bërë të ditur se mes të deportuarve në Rusi janë “disa qindra mijëra fëmijë”. Zelenski ka saktësuar se është shumë e vështirë për të përcaktuar numrin fiks, por ai është i bindur se janë mbi 2 milionë.
Sipas presidentit ukrainas, Rusia ka krijuar kampe filtrimi, me anë të cilëve detyron personat që të kalojnë në territoret e pushtuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje