Presidenti Ilir Meta paralajmëroi përmes një konference për mediat nga Durrësi se, “kushdo që prek votën në zgjedhjet e 25 prillit, do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar”.
“E thërras këtë aleancë me qytetarët për të sensibilizuar, nxitur e përkrahur çdo qytetar apo funksionar publik të përgjegjshëm të denoncojë çdo veprim të paligjshëm në KQZ apo te presidenti që çdo kush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.
Ne bashkë do garantojmë se kushdo që tenton të prekë votën e lirë s’do ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar sic e meriton një armik i Republikës”, tha Meta.
Presidenti i Republikës ka hapur një dritare në faqen zyrtare të Presidencës ku fton çdo qytetarë që të denoncoje parregullsitë për zgjedhjet e afërme.
“Ne duhet të denoncojmë hapur e pa hezitim çdo krim zgjedhor. Për këtë arsye i kam hapur rrugën kësaj nisme për një proces zgjedhor sa më transparent, të qetë e sipas standardeve evropiane.
Kemi vendosur në dispozicion një dritare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton ‘denonco krimin zgjedhor’.
Kjo dritare shfaqet në faqen zyrtare të Presidencës. I ftoj të gjithë qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar me zë e me figurë çdo veprim të kundraligjshëm, çdo veprim që synon frikësimin nga subjektet zgjedhore, falsifikim për materialet zgjedhore apo rezultatit të zgjedhjeve”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje