Raporti i fundit i Institutit të Studimeve Politike për performancën parlamentare për periudhën shtator-dhjetor 2022 vëren të njëjtin fenomen se si qarku Shkodër vijon të përfaqësohet me nivelin më të ulët të efikasitetit parlamentar, aktualisht 32 nga 100 pikë.
Megjithëse me 11 deputetë, një pjesë e deputetëve të këtij qarku nuk arrijnë të lënë gjurmë parlamentare dhe as të bëhen pjesë e ushtrimit kushtetues të vendimmarrjes, duke pasur përfaqësim simbolik dhe vetëm statistikor në parlament.
“Për më tepër në rastin e Shkodrës bën diferencë të dukshme për shembull, performanca pozitive e deputeteve Emilia Koliqi e Helidon Bushati, Greta Bardeli e Ramadan Likaj, në raport me deputetët e mazhorancës, PS dhe PSD, të cilët në tërësi nuk ishin aktivë dhe as nuk u përfshinë fare në debatet parlamentare”, vëren raporti.

Pas Qarkut të Shkodrës nivelin më të ulët cilësor në përfaqësimin parlamentar e ka Lezha, me 35 pikë ndjekur nga Berati, Kukësi dhe Durrësi me nga 36-37 pikë nga 100 të mundshme.
Nga ana tjetër, performancën më të mirë parlamentare e kanë deputetët e qarkut Fier dhe Vlorë, me përkatësisht 45 dhe 43 pikë, ndjekur nga qarku Elbasan dhe ai Tiranë me nga 41 pikë nga 100 të mundshme. Qarqet e tjera kanë renditje mesatare. Asnjë prej qarqeve nuk ka mbi 45 pikë, pra në tërësi përfaqësimi parlamentar është nën nivelin mesatar 50 pikë që do të duhej të merrej si pikë referimi në një vlerësim maksimal prej 100 pikësh. Ky është një tregues tjetër statistikor midis diferencës në nivelin e përfaqësimit parlamentar të qytetarëve dhe pritshmërive që qytetarët dhe shoqëria kanë ndaj parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje