Politike

Deputetët e Berishës, Nikollës: Duhet të mblidhje Kuvendin, shkele rregulloren  

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë kujtuar, përmes një dokumenti zyrtar, kryeparlamentares Lindita Nikolla se anulimi i seancës parlamentare ditën e hënë është në shkelje të Rregullores së Kuvendit.

“Kjo vendimmarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale.

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues”, thuhet në njoftimin e PD së Berishës.

Ndërkohë, Kuvendi kishte lajmëruar më herët anulimin e seancës për shkak të Ditës së Verës ditën e martë dhe takimit të deputetëve me zgjedhësit nëpër rrethe.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë