Bota

Deputetët e parlamentit të Iranit kërkojnë dënim me vdekje për manifestuesit

Gazeta Si – Mazhoranca e deputetëve të parlamentit në Iran ka kërkuar dënim me vdekje për manifestuesit e arrestuar gjatë protestave në harkun e dy muajve për Mahsa Amini.

Lajmi bëhet i ditur nga disa media iraniane me seli jashtë vendit. Ato citojnë një apel të firmosur nga 227 eksponentë të asamblesë nga 290 që ajo ka në total. Kërkesa është për dënim kapital për demostruesit, të cilët përkufizohen si “armiq të Zotit”.

Po ashtu, deputetët iranianë shprehin bindjen se protestat janë nxitur “nga Amerika dhe armiq të tjerë”.

Sipas agjencisë së aktivistëve për të drejtat e njeriut iraniane ‘Hrana’, rreth 15 mijë militantë janë arrestuar gjatë protestave të 16 shtatorit, ndërkohë që kanë humbur jetën 319 persona, mes të cilëve edhe 50 minorenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë