Politike

Deputeti demokrat Agron Shehaj drejt themelimit të një partie të re: Nuk jam më pjesë e PD

Deputeti i PD, Agron Shehaj, nuk do të jetë më pjesë e Partisë Demokratike.

“Kjo nuk është alternativë. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. Me Berishën kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtetë i PD, të vinin figura të reja, intelektualë të rinj. Duhet t’i jepnim një zgjidhje…”, tha Agron Shehaj në emisionin “Opinion”.

Shehaj i hapi rrugë themelimit të një partie të re edhe pse mbrëmë nuk e shpalli.   

“Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar.

Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendni, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja”, tha Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë