Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet aktualisht në burg, ka zhvilluar një takim me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ky i fundit tha pas takimit se shteti shqiptar i ka shkelur Belerit disa të drejta.
“Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, prezumimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëje betimin kjo nuk ka të bëje vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Prezumimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën pra kjo është një shkelje e të drejtave civile. Hapi tjetër do të ndodhe fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respektimin e së drejtës”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje