Gazeta e njohur austriake “Der Standard” i ka kushtuar sot një artikull situatës në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke theksuar se “qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike”. Artikulli i publikuar në versionin online të gazetës e krahason kreun e qeverisë shqiptare me presidentin serb Aleksandër Vuçic.
Nga Adelheid Wölfl, “DerStandard”- Makineritë e rënda që shkallmuan muret, erdhën natën e së shtunës. Pas dy vitesh konflikt, Teatri Kombëtar shqiptar në Tiranë u rrafshua brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfoi. Njeriu i cili dikur pëlqente të shfaqej në qarqet e artit, kishte bërë shumë vite fushatë për shkatërrimin e ndërtesës..
Partia djathtë e opozitës, ajo Demokratike, e politizoi protestën kundër shembjes gjatë muajve të fundit, gjë që sigurisht e ka bindur Ramën edhe shumë të tjerë ta shkatërrojë teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë rregullisht në rrugë që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Zyrtarët ndaluan disa njerëz që protestuan. Ata i cilësuan këto akte të qeverisë Rama si “diktaturë”, ndërsa të tjerë flisnin për një “bandë mafioze”. 15 organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar “dhunën dhe shtypjen në rritje të shtetit” e, veçanërisht në një kohë kur nuk ishin funksionale opozita dhe sistemi gjyqësor.
Një grusht shteti natën në kohën e koronavirusit
Në fakt, aksioni në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë po përngjan me aksionin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa të vjetra në rrethin Savamala në Beograd. “Njeriu i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksandër Vuçic dhe “njeriu i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë të njohur për sjelljen e tyre autokratike në rajon. Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatoheshin kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata, dhe për këtë arsye është më e lehtë për të që zbatojë vullnetin e tij.

Godina e teatrit u projektua nga arkitekti italian Giuglio Bertè në vitin 1939, dhe shërbeu fillimisht si kazino oficerësh për ushtrinë italiane dhe ka shërbyer si teatër kombëtar që nga viti 1947. I përket një ansambli arkitektonik italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, Shoqata e Arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen, jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit, por edhe për shkak të ligjit të pazakontë, shmangies së konkurrencës dhe planit për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyre , në çdo rast, qytetarët do të humbin hapësirën publike.
Masat shtypëse
vPresidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti shembjen “një krim moral”. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, si zakonisht me “ton të butë”, tha se duhej të niste një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu, përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit duket se po çojnë drejt kohërave shtypëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje