Franca, kampione e botës në fuqi, po përgatitet për Europianin 2020, ku synon të konnfirmojë se është skuadra për t’u mundur. “Gjelat”, në grup me Shqipërinë në fazën eliminatore, kanë shfaqur një formë të mirë nën drejtimin e trajnerit Didier Deshamp. Me të në krye Franca ka triumfuar, duke kapur majën e botës, por pyetja aktuale është: kush do ta zëvendësojë në momentin e largimit?
Është vetë Deshamp që e qartëson disi situatën. Gjatë një prononcimi për “Le Monde”, trajneri francez voton një tjetër ish-futbollist të madh si pasuesin e tij, Zinedine Zidan. “Trajneri i ardhshëm i Francës? Me shumë mundësi do të jetë Zidan. Do të vijë gradualisht momenti që stoli i kombëtares franceze t’i takojë atij”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Deshamp.

Kontrata e trajnerit aktual me Federatën e Futbollit Francez skadon në qershor të 2022-shit dhe mbetet për t’u parë, nëse atëherë Zidan do tëjetë apo jo gati për të drejtuar Francën, pas esperiencëss së suksesshme në krye të Real Madridit. Me klubin spanjoll ai ka shkruar faqe të ndritura të historisë dhe sigurisht që mund ta bëjë këtë edhe me kombëtaren që ka përfaqësuar para disa vitesh, duke u shpallur kampion bote dhe Europe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje