Rend dhe Ligj

Çapja: S’jam plagosur. U rrëzova në shtëpi, në shpatull më ka hyrë një hekur

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e djeshëm ndaj Ardjan Çapjas.

Mësohet se policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë janë sekuestruar kamera sigurie në një zonë të gjerë dhe po këqyren pamjet e ditës së djeshme,  por edhe të ditëve më parë, pasi ka dyshime se atentatorët e kanë studiuar zonën.

Pas 15 minutash, nga atentati në lagjen “Skëndërbej” u gjet tërësisht i djegur mjeti tip “Volksvagen Sharon”. Policia ka mundur që të dallojë targën e tij AA 821 MD. Nga veprimet hetimore rezulton se, targat janë të vjedhura dhe i përkasin një mjetit “Citroen C3” dhe janë deklaruar të vjedhura në Krujë një vit më parë më datë 6 maj 2019.

Nisur nga provat e grumbulluara deri më tani ka dyshime se atentati është kryer me snajper silenciator.

Vetë Çapja, ndonëse i plagosur me një plumb në shpatull, ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa ka theksuar se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë