Lajme

Dëshmia e policit në Shkodër: Videoja e imja, por s’ka lidhje me të miturën

Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti, ka mohuar akuzat e ngacmimit seksual ndaj të miturës, ndërsa pranon se videoja është e tija.
Zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje për më shumë se një orë efektivin Bajrakurti, i cili ka mohuar t’i ketë dërguar video me përmbajtje seksuale vajzës së mitur. Por, pavarësisht këtij pretendimi, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet.
“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me asnjë të mitur”, mësohet të jetë shprehur efektivi gjatë dëshmisë.
Por, pavarësisht këtij pretendimi, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet. Ndërkohë, telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale do u bëhet një verifikim i plotë nga ekspertët.
Ai u arrestua prej ditës së djeshme, kur në portale iu zbulua videoja, duke kryer veprime të turpshme ndaj të miturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë