Janë zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Selitës në kryeqytet. Mësohet se ish-punonjësi i policisë, Arben Bilali, u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri te rruga “Daniel Ndreka”.
Atentatorët kanë ruajtur makinën që lëvizi Bilali bashkë me një shok të tij dhe sapo zbriti nga makina u qëllua me një automatik nga një distancë rreth 5 metra. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit u qëllua më shumë se 15 herë.
Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit si dhe ka shoqëruar sot drejtuesin e mjetit që e dërgoi pranë banesës ku edhe u vra. Viktima ishte i njohur për policinë, edhe si ish-efektiv i Forcave Speciale, por edhe si person që i kishte shpëtuar një atentati, 9 vite më parë. Nga ana tjetër, atij i ishin vrarë edhe dy vëllezër, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën në të njëjtën zonë ku ai u ekzekutua dje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje