Lajme

Dhuna te Kuvendi – 14 në pranga, 33 të proceduar, mes tyre edhe Gazment Bardhi

Pas protestës së opozitës para Kuvendit, Policia e Shtetit ka arrestuar 14 protestues, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët me sende të forta.

Autoritetet njoftojnë se 7 protestues të tjerë janë shpallur në kërkim dhe se janë proceduar në gjendje të lirë 11 persona, mes tyre edhe Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD. Mësohet po ashtu se se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.

Burimeve nga policia bëjnë të ditur për mediat se protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke qëlluar uniformat blu. Grupi hetimor i ngritur po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit dhe po ashtu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.

Pas protestës, Policia e Shtetit deklaroi ditën e djeshme se tubimi ishte i paligjshëm. Gjatë tubimit, sipas policisë u lënduan 3 punonjës policie, ndërsa edhe mes protestuesve pati të lënduar. 

Të arrestuarit janë:

K. R., 19 vjeç; G. B., 41 vjeç; E. B., 33 vjeç; A. S., 33 vjeç; P. D., 35 vjeç; F. Rr., 40 vjeç; E. B., 31 vjeç; D. B., 22 vjeç; E. B., 37 vjeç; J. S., 21 vjeç; Q. Gj., 24 vjeç; K. K., 19 vjeç; A. B., 33 vjeç; F. Z., 20 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë