Rend dhe Ligj

Dhunë në familje, kanosje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Po ashtu ka vënë në hetim një tjetër shtetas.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”), pasi gjatë seancës, e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojën e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit B. P., 43 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, pasi, në rrugën Korçë-Boboshticë, shërbimet e policisë kanë kapur mjetin fugon tip “Benz” në pronësi të tij, me drejtues shtetasin M. L., (punonjës i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore), duke transportuar një sasi me dru zjarri pa faturën tatimore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Fyerja e gjyqtarit”, “Kanosja”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, në Pogradec, policia ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht në prani të fëmijës së tyre të mitur, bashkëshorten e tij. Gjithashtu kanë arrestuar një tjetër person i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht në prani të fëmijës së tyre të mitur, bashkëshorten e tij shtetasen A. Ç., 29 vjeçe, ndaj së cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A. G., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë