Nga Gazeta Si – Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë prindërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë tw Elbasanit.
Policia, pasi është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por i riu me inicialet D. G është arratisur.
34-vjeçari sapo ka konstatuar mbërritjen e forcave të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor në fshat.
Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje